Shkruan: Bekim ThaqiËshtë e pashmangshme që të shohësh çdo ditë në lajme, portale, e rrjete sociale aksidente të ndryshme me fatalitet dhe vozitje të rrezikshme që duket sikur për një fije të perit po shpëtojnë pa bërë aksident. Dikush mundet me thënë që portalet dhe rrjetet sociale po i fryjnë zjarrit sepse gjendja nuk është bash ashtu.
Në fakt është edhe më keq, secili që del me veturë dhe merr mundimin të vozisë qoftë në qytet, qoftë jashtë qytetit është dëshmitar i vozitjeve pa kontroll dhe rasteve kur për pak nuk bëhet aksident ose edhe aksidente live.Policia bën punën e vet deri diku mirëpo jo mjaftueshëm mirë dhe kjo ose se nuk kanë mjaftueshëm staf dhe mjete teknike si radar, dronë trafiku etj., ose nuk po dijnë ti qasen ksaj dukurie negative ashti si duhet.Nuk mjaftojnë ” java kundër aksidenteve në trafik” ose plane operative dy tre javore por kjo gjë duhet me u rregullu gjatë tërë vitit.
Ministria si MPB dhe ministritë tjera relevante duhet patjetër të dalin me strategji afatgjate në mënyrë që policia të ketë në vazhdimësi strategji e plan se si ti qaset ktij problemi madhor e që e dëmton dhe sigurinë nacionale pasi po shofim se shumë qytetarë po e humbin jetën.