Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e pati një takim të pakëndshëm sot në mëngjes në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
E parja e shtetit i kërkoi Valdete Dakës që të japë dorëheqje nga KQZ-ja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gazeta mëson se presidentja ishte konkrete dhe në këtë kërkesë, ndërkohë që edhe kryetarja e KQZ-së ia ktheu në mënyrë të prerë, duke refuzuar të dorëhiqet.
Mësohet se Daka i bëri të ditur presidentes së punën si kryetare e KQZ-së e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkohë, Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të bisedojë me zyrën e Dakës, por ata nuk kanë konfirmuar zyrtarisht takimin në Zyrën e Presidentes.
Sidoqoftë, Daka ka qenë në cak të eksponentëve të koalicionit VV dhe Guxo, ku pati marrë edhe kërcënime.
Madje, edhe vetë Vjosa Osmani si candidate atëbotë, e pati kritikuar Dakës publikisht. Kjo e fundit i kishte kërkuar të mos bënte presion mbi të dhe institucionin./Reporteri.net