Respektimi i ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor duhet të bëhet nga të gjithë, për sigurinë e të gjithëve. Në vazhdën e bashkëpunimit efikas me qytetarë dhe media, Policia e Kosovës pas raportimeve dhe publikimeve të vazhdueshme po shqipton gjoba pa dallim ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafik dhe natyrisht ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore, pa përjashtuar edhe zyrtarët policor, ku ndaj të cilëve përveç gjobave për kundërvajtje iniciohen edhe procedura disiplinore.
Policia e Kosovës, denon edhe zyrtarin e saj policor dhe iniciohet procedura disiplinore ndaj tij
Ndani këtë artikull