Në grumbullimin e radhës të futbollistëve të grupmoshës U-19 nga përfaqësuesja e Kosovës, i cili u mbajt në datat 12 deri më 14 qershor, aty janë ftuar edhe 3 futbollistë nga ekipi i SC Gjilani i kësaj grupmoshe.
Selim Halabaku, Erlis Xhemajli dhe Arbnor Ferati janë futbollistët e ftuar nga përfaqësuesja jonë, e cila në këtë grumbullim do t’i zhvilloj edhe dy miqësore përball bashkëmoshatarëve të Shqipërisë në datat 16 dhe 18 qershor.
I ftuar ishte gjithashtu edhe futbollisti Fatlum Leka, i cili për arsye të operimit nga lëndimi të cilin e kishte, e pati të pa mundur t’i përgjigjej pozitivisht kësaj ftese.
Pa dyshim se për këto të arritura një meritë e veçantë shkon për trajnerin e kësaj ekipe, Premton Muja, i cili është sivjet është shpallur nënkampion i Kosovës për juniorë.
Ne i urojmë paraqitje të mira futbollistëve tanë në këto dy duele vëllazërore përball Shqipërisë.