Ish ushtari i UÇK-së Bujar Nevzati me mesazh për 22 vjetorin e çlirimit të Gjilanit
22 vite me parë ushtarët e ZOK-ut në krye me komandant Rexhën, hymë triumfalisht në qytetin e Gjilanit, per t’i mbrojtur qytetarët dhe pasurinë tonë nga shkatërrimi dhe plaçkitja prej policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serbë shkroi Bujar Nevzati.
Kështu për të shënuar fundin e një epoke të gjatë të përpjekjeve tona për liri, demokraci e pavarësi.
Lufta e drejtë e UÇK-së për çlirim është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm kombëtar.
Përpjekje për ta zbehur karakterin, qëllimin dhe lavdinë e luftës së UÇK-së nuk do të ketë sukses, qoftë brenda botës shqiptare, qoftë nga qarqet antikombëtare kudo e jashtë nesh.
Me këtë rast falënderojmë edhe për ndihmen e shteteve mike, në krye me SHBA-të.
Lavdi dhe përulje para dëshmorëve të kombit!
Urime 15 Qershori,dita e Çlirimit të Gjilanit!