Të nderuar!
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Vlora ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e 13 Ndërkombëtar ,,AULONA INTER FOLK FESTIVAL” në Vlorë te Shqipërisë- Ansambli ,,GJILANI” pati dy mbrëmje paraqitje të suksesshme, veçanërisht në natën finale ku para shume shikuesve, u interpretuan valle burimore e koreografike, dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mire nga publiku.
Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” është paraqitur krahas shume vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera.
Për performancë te shkëlqyer dhe dinjitoze Ansambli GJILANI është shpërblyer me DIPLOMË nga organizatori i festivalit.
Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.
Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.
Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin e festivalit Z.Sejmen Gjokoli për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.
Vlen të theksohet se pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve te ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.