Ashtu siç raportoi ekskluzivisht “Radio Star”: Muharrem Jashari ‘firmos’ me Fc Dritën
Skuadra e Fc Dritës, arritur marrëveshje me futbollistin mitrovicas Muharrem Jasharin, pikërisht ashtu siç kishte raportuar ekskluzivisht Radio Star.
Mesfushori mitrovicas së fundmi ishte pjesë e Trepçës’89, e cila nga sezoni tjetër do bëjë gara në Ligën e Parë.
Muharrem Jashari është prezantuar me fanellën e klubit gjilanas Fc Drita, derisa ka ‘firmosur’ kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2022.
Më poshtë e keni njoftimin e klubit:
MUHARREM JASHARI është lojtari ynë!
Klubi jonë ka knaqësinë që të zyrtarizojë një tjetër emer të përfolur shumë kohëve të fundit.
Njëri prej super mesfushorëve të superligës ka zgjedhur klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizimi është bërë nga presidenti i klubit Valon Murseli.
Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trenerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë.
MULI tashmë 23 vjeqarë është produkt i klubit të KF Trepqa 89 ku aty u zhvillua si lojtarë dhe ku kishte kontratë me klubin edhe për një vit tjetër por që dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën me ndonjë klub tjetër nuk u pengua nga drejtuesit e klubit të KF Trepqa 89 për të cilën i jemi shumë falënderues dhe Muli kishte zgjedhur pikërisht klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij.
Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në qershor të 2024.
Muli qe nga sot i është bashkuar ekipit për të vazhduar me përgaditjet për ndeshjet e europës!
Mirë se vjen MULI??
FC DRITA⚪️?