Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Festim Alidema, do të largohet me shuam gjasë nga Drita.
Alidema në 29 paraqitje në të gjitha garat me nënkampionët e vendit edicionin e kaluar, i ka realizuar katër gola me skuadrën nga Anamorava.
Alidema erdhi si huazim te Drita në gusht të vitit të kaluar nga Slaven Belupo e Kroacisë.
Te klubi kroat nuk arriti që të lë gjurmë, ku kishte kontratë për dy vite, e cila mbyllet me 30 qershor, shkruan Zëri.
23-vjeçari para se të transferohej në Kroaci ishte pjesë e futbollit kosovar, derisa karrierën e nisi te Vllaznia e Pozheranit për të shpërthyer më pas te Llapi.
Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi anësor.