Së fundmi shumë zëra janë ndëgjuar se futbollisti Leotrim Kryeziu, do ti bashkohet përsëri skuadrës së Fc Dritës shkruan Radio Star.
Drejtori sportiv i Fc Prishtinës, Fisnik Kërçeli eksluzivisht për ‘Radio Star’, ka hedhur poshtë çdo lajm rreth Leotrim Kryeziu, kinse ai do të transferohet tek nënkampioni i Kosovës Fc Drita.
Kërçeli është pyetur rreth një rikthimi të mundshëm të futbollistit gjilanas në ekipin Fc Drita, ai tha që gjasat për ta parë në klubin e Dritës janë zero thuajse “S’ka asnjë mundësi Leo në Dritë”
Kërçeli tha se këto lajme të cilat po qarkullojnë në portale janë të pavërteta, andaj Leo do të jëtë pjesë e kampionit të Kosovës edhe për sezonin tjeter./RadioStar/