Drita i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit 23 vjeçar nga Feronikeli, Prince Balde siq dhe kishte raportuar Radio Star.
Balde është transferimi i radhës i “bardhëekaltërve” të cilët janë klubi më aktiv në merkato deri më tani.
Drita ka kompletuar disa transferime deri më tani, të gjitha nga Trepça ’89 dhe Feronikeli.
Përparim Islami, Arbnor Muja, Muharrem Jashari dhe Marko Simonovski janë lojtarët që janë transferuar deri më tash te Drita, por nuk do të jenë vetem këto afrimet e Dritës, burime brenda klubit bëjnë të ditur se Drita do të transferojë edhe lojtarë të tjerë gjatë këtij afati veror.