Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i ka reaguar ashpër ish-drejtorit, Mentor Shalës, i cili ka përdorur gjuhë seksiste ndaj deputetës Doarsa Kica Xhelili shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Nuk mund të besohet që një gjuhë si ajo që ka përdorur Mentor Shala ndaj deputetes Doarsa Kica Xhelili është e vërtetë.
Persona si ai janë në pozicione drejtuese në ndërmarrje publike.
A është hera e parë që ai bënë një veprim të tillë?b
Mos është kjo logjika e drejtimit e mbase edhe punësimit në RTK?
Gjuha seksiste, diskriminuese e denigruese duket se është e vetmja që ai njeh. Andaj, ai duhet të kërkoj falje publike!
Persona si Mentor Shala nuk i duhen RTK dhe asnje institucioni.