Policia e Kosovës ka dënuar një qytetar që ka thyer rregullat në komunikacion duke tejkaluar në vijë të plotë.
Policia njofton se shoferi është dënuar me 150 euro, 2 pikë negative dhe ndalimi i patentë shoferit në afat prej tre muaj.
Policia rajonale ne Prizren falenderon qytetarët të cilët po kontribojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale.
Njoftimi i plotë:
Siguria ne trafikun rrugor 2021
Tejkalimi ne vendet e ndaluara
Policia e Kosoves me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion e sidomos atyre me fatalitet është duke realizuar një numër të madhe të aktiviteteve, duke ngritur pika kontrolli me radar dhe duke e mbikëqyrur rrjedhën e komunikacionit permes paisjeve elektronike me “Dronë”. Ky aktivitet tani po ndihmohet në masë te madhe edhe nga qytetarët të cilët po dërgojne fotografi përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, dhe duke i postuar në rrjetet sociale.
Policia rajonale ne Prizren falenderon qytetarët të cilët po kontribojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale. Andaj së bashku mund te kontribojme në mbrojtje të jetës se qytetarëve dhe te ruajmë rregullin në komunikacion rrugor.
“Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë”.
Bashkangjitur e keni foton të dërguar nga qytetarët në aplikacionin dixhital “Lajmëro policinë”, ku nga kjo foto është shqiptuar një tikete trafiku në vlerë 150 euro, si dhe janë marrë masat mbrojtëse 2 pikë negative dhe ndalimi i patent shoferit në afat prej 3 muaj.