Para përballjes me Deçiçin, ekipin shqiptar nga Mali i Zi, FC Drita përgatitjet do t’i zhvillojë në qytetin e Ohrit.
Ditë më parë, Drita pati një ndeshje kontrolluese me Llapin, të cilën e humbi me rezultat 0:1, por kjo ndeshje ishte një mundësi e mirë për kryetrajnerin Ardijan Nuhiu që të provojë të gjithë futbollistët që i ka në dispozicion, përfshirë edhe ata të sapoardhurit.
Ohri është një mundësi edhe më mirë për përgatitje sa më të mirë të ekipit gjilanas, ku është paraparë që të qëndrohet rreth 10 ditë dhe janë paraparë edhe disa ndeshje miqësore.
Të rikujtojmë se Drita do të përballet me Deçiçin më 8 korrik në Prishtinë, kurse një javë më pas në Stadiumin e Podgoricës , Deçiçi do të jetë vendase.