Ky është postimi i Lutfi Hazirit
Sot pasdite strukturat e LDK’së në Gjilan u takuan në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor lokal, 17 tetorin.
Vlerësuan lartë procesin e Konventës për Rini dhe udhëheqjen e re me Gentrit Murselin, duke falënderuar udhëheqjen e Rina Ahmetit, e cila mori besimin e ri për anëtare të Kryesisë së Degës.
Konventa e Gruas, po ashtu, ishte një manifestim i madh politik i Gruas gjilanase në mbështetje të LDK’së.
Po vazhdojmë me vizita në terren nëpër nëndegë, duke demonstruar besim dhe gatishmëri për zgjedhjet e 17 tetorit, derisa po vazhdon puna në takime me qytetarët, grupet e interesit dhe ekonominë lokale.
Me besim në Zot, Familje e Republikë!