Policia e Kosovës po vazhdon me gjoba në trafik për të normalizuar shkeljet në komunikacion. Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë.
Në bashkëpunim me mediat, Policia po vazhdon me gjoba edhe për shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion.
Kjo nismë pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për shkak të rritjes së numrit të veturave në komunikacion, sidomos tani kur diaspora pritet të ketë ardhje masive.