Aktori gjilanas Avni Shkodra ‘zyrtarizon’ kandidaturen e tij për kryetar të komunes së Gjilanit.
Shkodra në postimin e tij ironik ka thënë se po kandidon si “kandidat i varur” dhe synim i tij është që t’u krijohen kushte sa më të mira qytetarëve për një jetesë më të mirë në Gjermani, Zvicër, SHBA, etj. Meqë edhe ashtu shumë të reja e të rinjë janë duke pritur për vizë pune jashtë vendit.
Ai po ashtu ka dhënë edhe një premtim, për prishjen e shetitores dhe kthimin e Lumit Mirusha, por meqë nuk ka ujë mjaftueshëm, atëherë e lëm të rrjedhin ujërat e kafta.
Kështu banorët e afër Lumit, do të nxiten sa më shumë të gjejnë motiv dhe të kenë ambicje për paraqitje sa më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.