Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një rrugë të qytetit zviceran, Gjenevës.
Sipas disa fotografive të publikuara nga klankosova duket që papritmas një pjesë e asfaltit është përpirë duke shkaktuar habi dhe panik te kalimtarët.
Siç shihet edhe nga pamjet, fillimisht, nga cilësia e dobët, shtresa e asfaltit ka filluar të çahet dhe pastaj është shembur e tëra duke rënë brenda një grope e cila është krijuar më pas.
Policia ka dalë në vendngjarje duke e siguruar vendin përreth, teksa qytetarët të habitur e kanë fotografuar këtë fenomen.
Ndërkaq, ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, si dhe shkaqet nga të cilat u shkaktua kjo çarje.