Riad Rashiti nga Malisheva ka alarmuar opinionin publik dhe policinë e Kosovës, për rastet e vjedhjes në fshatin e tij.
Ai ka thënë se në të paktën 25-30 shtëpi hajnat janë futur brenda dhe në shumë të tjera kanë bërë përpjekje për një gjë të tillë. Ai u ka bërë thirrje policisë të ndërmarrin veprime konkrete në kapjen e tyre.
Ja postimi i plotë:
Thirrje publike Policisë së Kosovës, ndalni vjedhjet serike në fshatin Malishevë
Ka disa javë që nëpër fshatin Malishevë po vazhdojnë vjedhjet serike nga hajnat të cilët po i plaqkisin për çdo mbrëmje shtëpitë dhe po i shqetësojnë banorët gjatë natës, e në veqanti fëmijët.
Diku në rreth 25-30 shtëpi janë futur hajnat dhe kanë plaqkitur, e plotë raste tjera ka pasur edhe tentime për thyerje të shtëpive e lokaleve.
Mbrëmë janë parandaluar disa vjedhje fal reagimeve të banorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka asnjë rezultat në kapjen e hajnave.
Nata e mbrëmshme dhe parmbrëmshme vërtet kanë qenë shqetësuese për ne, perderisa detyrohen banorët tanë të kujdestarojnë rrugëve dhe fushave të fshatit duke u gjendur edhe pranë të shtënave me armë zjarri.
SOT E TUTJE, askujt ndaj banorëve të Malishevës nuk mund ti kërkohet llogari dhënie para ligjit nëse ndodh deri te ndonjë vrasje e hajnave nëpër shtëpitë dhe rrugët e Malishevës, këtë duhet ta ketë shumë të qartë Policia dhe Gjykata e Gjilanit, sepse prona dhe familja janë të shejta.
Por llogaridhënie duhet të japin institucionet e shtetit për mos efikasitet dhe për mos dënimin e meritueshëm të hajnave nga Gjykatat tona.