Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë vizitës në Austri se parakusht për arritjen e marrëveshjes me Serbinë është vendosja e drejtësisë.
“Historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë ajo që ka qenë parakusht për paqen, ka qenë drejtësia. Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje. Kërkojmë që të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur. E shoh drejtësinë si parakusht për paqe të qëndrueshme dhe do të insistojmë për këtë”, është shprehur Osmani gjatë konferencës së përbashkët me homologun austriak, Aleksandër Van Der Bellen.
Në këtë paraqitje Osmani ka thënë se sa i përket zgjidhjes së çështjes me Serbinë opsion është njohja reciproke.
“Zgjidhja është njohja reciproke që për ne është e domosdoshme. Asnjë zgjidhej tjetër nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme për rajonin tonë”.“Serbia nuk mund të luajë me dy karta erdhe me Rusinë edhe me BE-në. Duhet ta zgjedh se cila është rruga e saj”, ka deklaruar ajo.