Skuadra e Dritës është vendosur në Ohër për të kryer fazën përgatitore për gara ndërkombëtare shkruan Radio Star.
Klubi futbollistik nga Gjilani, FC Drita ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë për fazën përgatitore.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur se krahas përgatitjeve, do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore.
Ndeshjet do të zhvillohen me daten 23 Qershor me Llapin, 27 Qershor me Partizanin, 30 Qershor me Shkupin.
“Bardhekaltërit” kanë njoftuar se tri ndeshje do t’i luajnë me skuadrat si Llapin Shkupi si dhe Partizanin./RadioStar/