Të dashur qytetarë,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e vdekjes së doktor Nisret Hajrullahut. Duke i shërbyer profesionit të tij të shenjtë deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Nisreti do të mbetet ikonë i një profesionisti të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e shumë përkushtim.
Me doktor Nisretin, kishim bashkëpunim të ngushtë, sidomos në kohën sa ai ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit. Do ta kujtojë përgjithmonë me krenarinë më të madhe për vullnetin e gatishmërinë e plotë për të qenë përkrahë situatave të përbashkëta kur bëhej fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe kontributin e madh dhënë menaxhimit të shkëlqyeshëm të Spitalit të Gjilanit.
Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij. Dr. Nisret, pusho në paqe. Do të kujtojmë përgjithmonë ballëlartë, me krenarinë më të madhe! Do të lësh zbrazëtirë të madhe në miqësinë tonë!
Pusho i qetë, mik i dashur! ?