Lajm mortor!
Pra pak çastesh morëm lajmin e trishtë se më në mesin tonë,në këtë jetë s’do ta kem Doktor Nysret Hajrullahu!Kjo ,na befasoi si familjën ,miqët,shokët,kolegët e punës dhe bashkëqytetarët përlepnicas !
Akoma ,nuk besojë se sot humbëm doktorin dhe ish drejtorin e Spitalit Përgjithshëm të Gjilanit!
Përndryshe, doktori Nysret Hajrullahu ka specializuar në fushën e pulmologjisë në vitin 1994, me plotë vite përvojë pune në Spitalin e Gjilanit, duke shërbyer si mjek, por edhe në pozita të ndryshme, ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit për Shëndetësi në Komunën e Gjilani, ishte edhe shef i Repartit të Pulmologjisë, shef klinik i Spitalit të Përgjithshëm!
Vështirë ,në këtë moment të shkruhet për një humbje të një intelektuali dhe një doktori i cili ,në jetë kishte parime!
Doktori ,edhe si mjek ,por,edhe si udhëheqës ,gjithëherë i qëndronte besnik fjalës së dhënë!
Kishte doktori parim në saktësi në orar e punës ,kishte respekt për punëtorët, por,edhe i prerë në vendime dhe fjalët e tija ishin pa ekuivoke !
Të gjitha i thonte troç,asnjëherë nuk hezitonte të merrej me vështirësit ,por,gjithëher i pëlqenin sfidat në jetë!
Ka shumëçka të thuhet për një intelektual si doktori ,por,ky moment i ndarjes nga kjo jetë ,po e vështirëson edhe ketë shkrim të thuhet ato për të cilat ,ne si bashkëvendas duhej ti thonim!
Orari i doktorit në Përlepnicë nuk mbaronte kurrë 24 orë përlepnicasit e kanë pasur derën qel ,për kontrolle e ndihmë!
Ne në Përlepnicë, kishim siguri sepse doktori pa prites në çdo kohë i ipte ndihmë vendasve!
Prandaj,familja sonte ka dhimbje,miqet ,shokët e bashkëqytetarët përlepnicas!
Por ,me dhembje na është bashkue edhe krenaria që e kishim në mesin tonë një doktor ,i cili kishte fjalë pak,por,vepronte e punonte shumë !
Familjës së doktorit ngushëllime, miqëve,shokëve ,kolegëve të punës dhe qytetarëve përlepnicas!
Të rrojë kujtimi i përjetshëm për doktorin Nysret Shefik Hajrullahu,zoti t’a ketë shpërblye me parajsë, familjës zoti t’i jap durimin !
Respekt,dhe lavdi jetes dhe veprës së doktorit Nysret!