Gjilan, 25 nëntor 2016 – Komuna e Gjilanit ka nisur aktivitetet maratonike në shënimin e festave të nëntorit, të cilat organizohen nën përkujdesjen e kryetarit, Lutfi Haziri.
Fillimisht, kreu i Komunës, Lutfi Haziri i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka vizituar kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, e cila shënon sot ditën e themelimit, ku është pritur nga komandanti i Batalionit, Haki Xhemajli.
“Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, sot vizitova kazermën e FSK-së në Gjilan dhe i urova për Ditën e tyre. Natyrisht, është madhështi dhe është krenari që Batalioni i parë i FSK-së dhe baza e tyrë në Gjilan kanë rezultate jashtëzakonisht të mëdha gjatë kësaj periudhe kohore. Janë jashtë jashtëzakonisht të përgatitur këta djem e vajza, këta burra e gra, që e sigurojnë dhe e mbrojnë territorin dhe kufirin në pjesën më të madhe të Republikës sonë, që përfshinë trekëndëshin kufitar në plotni”, ka thënë kryetari Haziri.
Përndryshe, në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, sot është mbajtur edhe aktiviteti sportiv në karate, ndërkaq pritet të mbahen edhe disa aktivitete të tjera gjatë ditës, kulmuar me shfaqjen e baletit “Xhulieta pa Romeon”, e cila mbahet në teatrin e qytetit në ora 19:30.
Show original message