Sot në Gjilan mbeti i vdekur një person i moshës rreth 30 vjeçare pasi u godit me thikë për vdekje nga një person tjetër.
Por ja se si ndodhi ngjarja:
Fillimsht i dyshuari dhe viktima kishin qenë në kafeterinë “Viva” në Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje, personi i dyshuar Bardhyl Zeqiri fillon ta sulmojë me thikë viktimën I.C.
Personat që kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë për Sinjalin se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë nëpër trup.
“E ka ther në gjoks e shpinë… e në fund e ka ther me thikë në qafë atë djalin…”, tha ky dëshmitar.
Viktima mbeti i vdekur pas lëndimeve të rënda që mori nga therjet me thikë, në disa pjesë të trupit.
Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin dhe ta dërgojë në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata