Gjilan, 26 nëntor 2016 – Për nderë të festave të Nëntorit, në Gjilan është mbajtur me sukses aktiviteti i radhës, Festivali i Këngës për Fëmijë “Dëbora”, në të cilën kanë performuar para publikut dhjetëra fëmijë gjilanas.
Festivalin e ka shpallur të hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se dëshmorët e kombit u flijuan në ne sot të frymojmë lirshëm në të gjitha aspektet.
“Falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe arkitektit të pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova, sot ne po kremtojmë të lirë. Sot po performon para gjithë neve me shumë krenari Alban Ajeti i vogël, nipi i dëshmorit të kombit. Kjo është dëshmia që gjeneratat e reja po i gëzojnë ditët më të mira, krahasuar me gjeneratën tonë. Dëshmorët e kombit u flijuan në ne sot të frymojmë lirshëm në të gjitha aspektet. Ju uroj suksese dhe gëzuar festën”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.