Kuvendi Komunal i Gjilanit ka nderuar me një minutë heshtje ish drejtorin e Spitalit, Nisret Hajrullahun shkruan Radio Star.
Me kërkesën e asambleistit të PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzati, është nderuar me një minutë heshtje, ish drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili ditë më parë, ndërroi jetë.
“Kërkoj nga anëtarët e Kuvendit Komunal që ta nderojmë me një minutë heshtje ish drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu. Nisret Hajrullahu për shumë kohë ka dhënë një kontribut të madhë për qytetin e Gjilanit dhe për qytetarët e saj”, ka thënë ai./RADIOSTAR/