Pata rastin që të lexojë raportin e fundit te ORCA-s me titull “Integriteti Akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve akademik ne Universitetin e Gjilanit”.
Të gjeturat në këtë raport tregojnë se na del të jetë tepër shqetësues fakti që Universiteti i Gjilanit radhitet nga më të dobëtit në Kosovë.
▪️2350 studentë bachelor dhe 191 studentë master të regjistruar për vitin 2020/21.
▪️40 profesorë në total me vetëm 57 punime shkencore.
▪️53% e profesorëve të Universitetit të Gjilanit nuk kanë asnjë punim shkencor të publikuar në revista ndërkombëtare. Ndërsa 65% e tyre nuk e justifikojnë as titullin sipas kritereve të punimeve shkencore.
Nëse i marrim për bazë këto të dhëna, që janë vetëm disa të gjetura, lë shumë për të dëshiruar kur flasim për integritetin profesional të një pjese të stafit “akademik” në UGJ. Që rrjedhimisht, konsiston edhe me përgatitjet profesionale të kuadrove që ky universitet nxjerrë.
Ky raport ngreh mjaftueshëm shqetësime që kjo gjendje në UGJ të trajtohet me seriozitet sepse fundja ata që po pësojnë dhe pa fajin e tyre, janë studentët.