Në hapje të ceremonisë së organizuar me këtë rast, Drejtori i Resort PLANET në Gjilan Burim Demiri, shpalosi agjendën e aktiviteteve të shumta të organizuara nga Oda Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit Gjilan.
Prezent në këtë organizim, ishte edhe kryetari i OHT Njësisë Rajonale të Gjilanit, Elhami Idrizi i cili tregoi rëndësinë e inovacioneve.
Idrizi, tha se OHT të Kosovës ka organizuar këtë kampus, i cili i aftëson të rinjtë dhe të rejat për tregun e punës, duke mbështetur dhe bizneset ekzistuese inovative me fuqi punëtore.
Të pranishëm në hapje të këtij kampusi, ishin dhe trajner me eksperiencë dhe mjeshtër të kuzhinës, të cilët kontribuojnë me trajnimet dhe idetë e tyre.