Pas shum vitesh punë, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesi i muzikës Hazir Krasniqi i dha fund karrierës së tij. Të shtunën, ai mbushi 65 vjet, i la nxënësit dhe u pensionua. Udhëheqja e shkollës, kolegët dhe nxënësit e tij, por edhe prindërit në një manifestim të organizua me këtë rast, i dhanë mësuesit Hazir lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor.
Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesve të cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra. Mirëpo sot do të të japim një pasqyrë të punës arsimore, të kaluarën dhe përvojën e mësuesit Hazir në procesin edukativo-arsimor. Gjatë karrierës së tij, mësuesi Hazir nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, prandaj për këtë gjë mori shumë lavdata e mirënjohje nga kolegët e tij dhe ish nxënësit të cilët e nderuan me prezencen e tyre.