Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që nga 26 qershori i këtij viti mund të caktojnë online terminin për të aplikuar për vizë.
Ambasada njofton se termin online për viza në qendrën TLS contact, mund të caktojnë të gjithë ata qytetarë të cilët plotësojnë kriteret e një rasti emergjent ose mund të sigurojnë prova gjatë nisjes / hyrjes se ata janë vaksinuar kundër COVID-19 në përputhje me Rregulloren 3 të COVID-19.
“Dëshmia e vaksinimit duhet duhet t’u paraqitet autoriteteve të kontrollit kufitar kur të hyni. Personat që kanë prova të vaksinimit dhe tashmë kanë poseduar një vizë të vlefshme të lëshuar nga Zvicra ose një vend tjetër i Shengenit mund të hyjnë në Zvicër.