Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan 10 vite më parë e kishte larguar nga detyra si Imam, Zijadin Zekën. I njëjti ushtronte këtë detyrë në Xhaminë e Livoqit të Poshtëm, por që sipas BIK-ut aktiviteti ishte ilegal dhe për këtë e ka larguar nga detyra.
Imami Leka kishte nisur betejën ligjore me BIK-un, të cilën e ka fituar pas gati një dekade. Gjykata Themelore në Gjilan e ka aprovuar si të bazuar padinë e Zijadin Lekës duke vendosur rikthimin e tij në punë.
Poashtu, Gjykata ka vendosur që BIK-u t’i paguaj kompenzim prej 10 mijë eurosh imamit nga Gjilani.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se imami Leka ka bërë një marrëveshje me BIK-un që të tërheqë padinë dhe që Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan t’i paguaj shumën e fituar ilegalisht, pa letra dhe procedura ligjore.
Indeksonline ka kontaktuar BIK-un rreth kësaj marrëveshje “xhentëllmene”, por që të njëjtin nuk janë përgjigjur.
“Po, kam ba marrëveshje dhe jam tërhekur. Kontaktoni Gjykatën dhe e keni marrëveshjen aty” ka thënë Zijadin Leka për Indeksonline.
Mbetet misterioze se sa para mund të ketë marrë imami Leka nga BIK-u, por ajo që dihet është se tani ai mund ta vazhdojë profesionin e tij në xhaminë e Livoqit të Poshtëm./Indeksonline/