Se si një qytetar në Gjilan, ka bërë një veprim të çuditshëm dhe të rrezikshëm për jetën e tij. Ai vrapon dhe shtrihet para një veture në lëvizje, me qëllim të inskenimit të një aksidenti.
Sinjali mëson se personi që inskenoi këtë aksident është me probleme mendore.
Në videot e publikuara nga Sinjali shihet se si shoferi i BMW-së ka arritur që të ndalet me shpejtësi, duke mos pasur fare kontakt me të riun.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe disa qytetarë që mbesin të habitur nga veprimi i të riut, derisa njëri prej tyre komunikon vazhdimisht me shoferin.