Zyrtari policor Remzi Shillova është dënuar sot me 6 vite burgim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi i njëjti akuzohej për sulm seksual ndaj një të miture, 15 vjeçare, në Kamenicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Sabit Shkodra, i cili është zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.
“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, tha Shkodra.