Një numër i madh i bashkatdhetarëve ia kanë mësyer Kosovës.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ateruar 50 aeroplanë me mërgimtarë.
I njëjti fluks ka vazhduar edhe në ditën e sotme, ku është vërejtur një numër i madh i qytetarëve që arritën në Kosovë në aeroporin “Adem Jashari”.
Por, një numër i madh i bashkatdhetarëve po vjen edhe përmes rrugëve tokësore, teksa në kufirin Kroaci-Serbi është parë numër i madh i veturave duke pritur në kolonë.