Ka vdekur ish-luftëtari për çlirimin e Kosovës, Nuhi Bala.
Kumtin për këtë vdekje e ka dhënë veterani i UÇK-së, Bislim Syla, shkruan Gazeta Infokus.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen E’Luftarit te Liris, Nuhi R Bala!”, ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.
Bashkëlufëtarët e Nuhiut kanë njoftuar kohë më parë se ai ishte në gjendje të rënd shëndetësore dhe ishte harruar nga institucionet shtetërore.
Nuhiu e kishte lënë Gjermaninë dhe ishte kthyer në Kosovë për të luftuar kundër forcave serbe.