Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar një person në Gjilan gjatë vikendit, nën dyshimin për veprën penale shkaktimi rrezikut të përgjithshëm.Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti kishte ftuar viktimën që t’i kryej disa punë elektrike, e që viktima gjatë tentimit për të kryer ato punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ftuar viktimën mashkull kosovar që ti kryej disa punë elektrike. Viktima gjatë tentimit për të kryer punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.Në fund, bëhet e ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi
Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Ndani këtë artikull