Italia mbrëmë fitoi Kupën e Evropës pasi në finale mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Në këtë triumf (me të gjitha fitore) të Azurëve u përfshinë 23 futbollist nga 24 të ftuarit për këtë turne.
Vetëm portieri 24 vjeçar i Napolit, Alex Meret nuk luajti asnjë minut në këtë Europian.
Salvatore Sirigu, portieri i dytë i Italisë ishte përfshirë në dy minuta lojë në fitoren 1-0 ndaj Walesit.
Të gjithë lojtarët tjerë janë përfshirë në minutazh të ndryshëm me Donnarumman që është lojtari më i përdorur në këtë kampionat.