Buka, pemët dhe energjia elektrike shënojnë rritje të çmimeve gjatë muajit qershor në Kosovë.
Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), qershor 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell Telegrafi.
Sipas ASK-së, dallimi vjetor i inflacionit është 2.4 për qind, ndërsa i pandryshuar ka qenë ndërmjet muajve maj dhe qershor të vitit aktual.
“Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat me 0.6 për qind, mishi me 0.2 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 1.2 për qind, pemët me 3.6 për qind, energjia elektrike me 12.1 për qind në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rënie të çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët me 1.5 për qind, perimet me 9.2 për qind, pijet alkoolike me 2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.