Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), njofton se pasi Ministria e Financave nuk i ka marrë për bazë kërkesat e saj, nesër do të rinisë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatmipaguesit.
Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.
Para disa javësh, punëtorët e ATK-së, për të njëjtat arsye kishin mbajtur grevë, duke i ndërprerë shërbimet për një orë. Tash greva do të zgjatet në tri orë.