Gjilan, 17 dhjetor 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim miqësor një delegacion të Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA), në të cilën janë të anëtarësuara Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia, të kryesuar nga Blagoje Ragin.
Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesve të këtij Asociacioni, të cilët për herë të dytë po e vizitojnë Gjilanin, duke vënë në theks suksesin e Shoqatës Hoteliere Turistike dhe Agjencioneve të Kosovës (TAK).
Nga ana e tij, kryetari i Asociacionit Hotelier të Ballkanit (BAHA), ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar për veprimtaritë hoteliere.
Në këtë takim ka folur edhe Naser Shabani, pronar i resotrant “Bujana” në Gjilan, duke theksuar se synim i Shoqatës Hoteliere Turistike dhe Agjencioneve të Kosovës (TAK) është që të sillen sa më shumë turistë nga vendet e ndryshme, duke realizuar aktivitetet të ndryshme rekreative.
Përndryshe, Shoqata Ballkanike e Hoteleve (BAHA), në vitin e kaluar e ka nderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, me çmimin “Simboli Mbrojtës”, për përkrahjen e dhënë veprimtarive hoteliere dhe restoranteve.