Gjithsej 260 mijë e 955 qytetarë në Kosovë kanë marrë vaksinën antiCOVID
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, 67 mijë e 578 prej tyre janë imunizuar me të dyja dozat e vaksinës.
Kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 6 mijë e 361 persona.
Momentalisht, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 132.