Reagimi i Qemajl Mustafes
Në vend se me u skuqë, ky krekoset pa pikë marre!
Kjo rrugë që po shtrohet sot në Fidanishtë, ka qenë dashtë me u shtrue në vitin 2012 derisa unë isha kryetar i komunës. E patëm projektue. E patëm tenderue dhe qeveria e atëhershme na i patën ndalë financat pikërisht për mos me qenë të suksesshëm unë dhe struktura ime në qeverisje.
Nejse…
Ia patën ndreqë Lutës topin në pikën e penalltisë dhe e bëri gol. E bënë kryetar dhe e ringjallën politikisht.
Këtë rrugë ai e pat premtue qysh në fushatë të 2013-ës dhe menjëherë në vitin e parë të qeverisjes në 2014. Po të isha në vendin e tij unë do të skuqesha sot për shkakun e vonesës tetëvjeçare të realizimit të saj. E ky, në vend se me u skuqë, i hip jarani makinës dhe mundohet me que mesazhin te qytetarët në stilin “e bana fet me këtë punë, a po e shihni”?!!! Demek, “duhet të jeni mirënjohës që po e përfundoj këtë kryevepër”?!!!
Nejse edhe kjo…
Thonë: Ma mirë vonë se hiç.
Unë e përshëndes përfundimin (më në fund) të kësaj rruge e cila ka qene larg më e nevojshme se zgjërimi totalisht i dëmshëm dhe i panevojshëm i rrugës nëpër qytet. Bile, kjo rrugë ka qenë edhe më e nevojshme se hyrjet në qytet sepse hyrjet kanë qenë arterie normale , të rrafshta dhe plotësisht funksionale e kjo rrugë që po shtrohet sot, u pat bë rrugë thuaja e pakalueshne dhe fort e mërzitshme për komunikim në atë anë. .
Veç deshta me e thënë që ne dallojmë. Dallojmë shumë bile, edhe si njerëz edhe si përgjegjës publik. Shpesh, si dita me natë. Mbase edhe qytetarët e Gjilanit tashmë këtë dallim në mes të Lutës dhe të tjerëve e bëjnë fortë mirë dhe kanë me e thënë me 17 Tetor.
Unë thellë e besoj se është më mirë me e qitë në krye të komunës një njeri të ndershëm e me integritet, qoftë edhe i ri e pa përvojë, se sa një mashtrues e abuzues të ditur e të rryer.