Driton Tali këshilltar i kryekuvendarit Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj kritikave që kanë shkuar në drejtim të krerëve të qeverisë Kurti për shkuarjen me vonesë në Deçan për ta parë nga afër gjendjen e qytetarëve.
Tali ka thënë shkuarja e udhëheqësve në Deçan nuk e zgjidh vetvetiu problemin, ndërsa ka shtruar pyetjen pse nuk u helmuan dhe të tjerë, por vetëm një grup i caktuar i qytetarëve?!.
Postimi i tij:
“Deçanasë, mos humbasni kohë me “pse ky apo ai udhëheqës nuk e vizitoi qytetin”, thuajse ata janë mesie (të dërguarit e Zotit), që si ta vizitojnë Deçanin problemi vetvetiu zgjidhet!
Por kqyrni, hulumtoni se si u bë që veç një grup i caktuar qytetarëve të helmohet e jo e tërë komuna e cila e përdorë po të njejtin ujë?!”, ka shkruar ai në reagim.