Mërgimtarët kanë dëshmuar se e duan vendlindjen dhe njerëzit e saj, sa herë që e ka kërkuar nevoja.
Një mërgimtar që tani po identifikohen me shprehjen ‘gërnaq’ u tregua sot shumë bujar, duke paguar akullore për krejt fëmijët e Velekincës, që është një fshat bukur i madh në komunën e Gjilanit.
Njoftimin e ka bërë vetë pronari i shitores.
Sot një mërgimtar (Gërnaq) i joni nga Velekinca ka paguar akullore në shumë prej 120 euro për fëmijë. Secili fëmijë mund të vijë dhe dhe të merr akullore pa pagesë.
Në emër të krejt fëmijëve e falenderoj këtë mërgimtar që me të vërtetë janë zemërgjerë dhe bujarë. Zoti e shperbleft me gjitha të mirat’, ka shkruar ai.