ZYRTARIZOHET VENDIMI PËR ZGJATJEN E ORARIT DHE NUMRIN E MYSAFIRËVE!
ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që ashtu siç jemi dakorduar me ministrin z. Arben Vitia, sot është zyrtarizuar vendimi për zgjatjen e orarit dhe numrin e mysafirëve.
ZGJATJA E ORARIT tani është deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura është deri në 300 PERSONA.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.
Të gjitha subjekteve hoteliere/turistike ju dëshirojmë shëndet dhe punë të mbarë!