Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka vizituar fshatin Capar, ku edhe ka konfirmuar investimet në infrastrukturë.
Gjatë takimit me kryetarin e Këshillit të fshatit Capar, Sali Haliti, kryetari Haziri ka diskutuar lidhur me investimet në ndërtim të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit dhe rindërtimin e rrugëve.
Ndërkohë, kryetari Haziri tha se Komuna ka në plan që fshatrat, Bukovik, Sllubicë, Kokaj, Burincë, Lipovicë, Stançiq, Sllakovc i Epërm e Sllakovc i Poshtëm, që t’i kthej në qendra për zhvillimin e blektorisë dhe agro-turizmit, derisa infrastruktura mbetet prioriteti kryesor.