Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi ka reaguar pas raportimeve se fustani i vajzës së kryeministrit Albin Kurti me të cilin u paraqit në Festivalin e Filmit në Kanë, ka kushtuar hiq më pak se 490 euro.
Ajo është munduar ta arsyetojë çmimin e fustanit duke thënë se gruaja dhe vajza e kjryeministrit i kanë marrë me qera fustanet.
“I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë. Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës”, ka shkruar ajo.
Sipas Kelmendit, Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi.
“Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, ka shkruar ajo.