Në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës ka nisur shpërndarja e insulinave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Shpërndarja e insulinave do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
“Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekësisë Familjare”, njoftuar MSH.
Për rreth katër muaj, pacientët me diabet janë përballur me mungesa të insulinës.