11 shtetas të Kosovës, gra dhe fëmijë, janë kthyer në vendlindje nga zonat e konfliktit në Siri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Lidhur me këtë, ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë duke e përgëzuar këtë veprim të autoriteteve kosovare.
Tutje, Ambasada ka shtuar se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
“Sh.B.A përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Twitter.