Sami Lushtaku nga PDK-ja ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderajt.
Lushtaku para simpatizantëve të PDK-së tha se është i vendosur t’ia kthej namin kësaj komune.
“PDK-ja në Skenderaj është e vendosur t’ia kthej namin PDK-së. Mendoj që puna e PDK-së nuk ka qenë e lehtë por megjithatë unë besoj se do ia dalim”.
I pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili u shpeh i bindur se do të dalin fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.